Ndryshon loja. Një klub i ri i papërmendur më parë futet në garë për Julian Alvarez
Pavarësisht insistimit dhe rezistencës së Atletico Madridit, marrëdhënia mes klubit dhe sulmuesit argjentinas është krisur përfundimisht. Largimi i tij nga “Colchoneros” këtë verë është i pashmangshëm.
Sipas Relevo, përveç interesimit tashmë të ditur të Barcelonës, Arsenalit, por edhe PSG-së, në garë për Julian Alvarez është futur fuqishëm edhe Manchester United, gjë që mund të ndryshojë komplet situatën.
Edhe pse dëshira e sulmuesit është të transferohet te Barcelona, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat ekonomike të argjentinadit, por mbi të gjitha të paguajnë klauzolën e vendosur nga Atletico Madrid që është 200 milionë euro.
Oferta e parë zyrtare e Barcelonës ka qenë 100 milionë euro. Mediet spanjolle flasin për një ofertë të dytë që pritet të jetë deri 130 milionë euro. Duket e pamundur që Barcelona të ofrojë më shumë se 150 milionë euro, gjë që Manchester United mund ta bëjë shumë mirë.