E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNë Ditën e Europës, Rama publikon foton nga momenti historik për negociatat me BE-në – Tv Klan

Në Ditën e Europës, Rama publikon foton nga momenti historik për negociatat me BE-në – Tv Klan

9 maj 2026 – Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka uruar qytetarët për Ditën e Europës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto krah komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos.

“MIRËMËNGJES, dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan ai, krahas fotos së shkrepur ditën që Shqipëria çeli të gjithë grup-kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian, më 17 nëntor 2025.


Asokohe Kos theksoi se “mbyllja e grup-kapitujve është çmimi real për vendin tonë”.  Ndërsa Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, tha se “Tirana duhet të vijojë kështu, në rrugën e reformave”.

Lini një koment