Në më pak se 24 orë, del nga shinat treni i dytë në Angli
Një tren i dytë ka dalë nga shinat në Anglinë juglindore në më pak se 24 orë, tha të premten Policia Britanike e Transportit, duke shtuar se oficerët e saj po shkonin në vendin e incidentit në Essex.
“Po përgjigjemi së bashku me ndihmësit mjekësorë dhe shërbimin zjarrfikës. Aktualisht nuk ka të lënduar të raportuar”, tha Policia Britanike e Transportit në një deklaratë.
Lajmi vjen më pak se 24 orë pasi tetëmbëdhjetë persona u plagosën, përfshirë dy rëndë, pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pranë Lewes në East Sussex, rreth 74 kilometra në jug të Londrës.
Hetimet për shkakun e aksidenteve nga shinat janë ende duke u zhvilluar, por ekspertët kanë paralajmëruar se nxehtësia ekstreme me të cilën po përballet aktualisht Anglia mund të jetë një faktor.