E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiNë pritje të titullit, tek Inter janë gati për festën, klubi akordon shpërblimet

Në pritje të titullit, tek Inter janë gati për festën, klubi akordon shpërblimet

Inter është shumë pranë momentit të madh: sfida ndaj Parmës mund të jetë ndeshja që i jep matematikisht zikaltërve titullin e 21-të në Serie A. Një fitore do të mbyllte çdo llogari për kampionatin, duke hapur menjëherë festën në kampin milanez.Tifozët janë duke mbyllur përgatitjet e fundit sa i takon festës së scudettos, ndërsa parakalimi […]

Inter është shumë pranë momentit të madh: sfida ndaj Parmës mund të jetë ndeshja që i jep matematikisht zikaltërve titullin e 21-të në Serie A. Një fitore do të mbyllte çdo llogari për kampionatin, duke hapur menjëherë festën në kampin milanez.Tifozët janë duke mbyllur përgatitjet e fundit sa i takon festës së scudettos, ndërsa parakalimi zyrtar me autobusin zikaltër në rrugët e Milanos do të zhvillohet pas ndeshjes së fundit në San Siro, në atë mes Interit dhe Veronës, e planifikuar të zhvillohet më 17 Maj.

Sipas raportimeve të mediave italiane, pronësia Oaktree ka parashikuar një bonus prej rreth 6 milionë eurosh për skuadrën dhe stafin në rast fitimi të kampionatit, duke konfirmuar rëndësinë e objektivit. Por Interi nuk mendon vetëm për të tashmen. Drejtuesit kanë nisur tashmë planifikimin e merkatos së verës, ku disa emra mbeten në qendër të vëmendjes: Manu Koné, Moussa Diaby dhe Curtis Jones.

Koné i Romës është një profil i vlerësuar prej kohësh për forcën fizike në mesfushë, por operacioni mbetet i lidhur edhe me nevojat financiare të klubit kryeqytetas. Jones i Liverpool-it, nga ana tjetër, shihet si një lojtar me potencial të madh, por konkurrenca e fortë nga Premier League e bën transferimin të komplikuar. Ndërsa Diaby, aktualisht në Arabinë Saudite, mbetet një emër i nxehtë për repartin ofensiv, falë shpejtësisë dhe aftësisë për të krijuar superioritet numerik në sulm. Interi, pra, është në një moment kyç: një hap larg titullit në fushë, por tashmë me sytë e kthyer edhe nga e ardhmja e skuadrës.

Lini një koment