Në rast largimi nga Real Madrid, ky do të jetë destinacioni i ri i Camavinga
Eduardo Camavinga është një nga emrat që po lakohet më shumë në këtë merkato. Pasi u la jashtë skuadrës së Francës për shkak të një sezoni të paqëndrueshëm me Real Madridin, e ardhmja e tij te madrilenët është në dyshim.
Drejtuesit e “Los Blancos” janë të gatshëm të pranojnë largimin e tij, nëse vjen një ofertë e pëlqyeshme për ta. Matteo Moretto zbulon se ekipi më i interesuar për Camavinga-n është Manchester City. Francezi pëlqhet shumë nga trajneri i ri i “Qytetarëve”, Enzo Maresca.
Shifra që po diskutohet është 50-60 milionë euro, por jemi ende në fazat fillestare dhe negociatat zyrtare mes palëve ende nuk kanë nisur. Por, në rast largimi nga Real Madrid, Manchester City duket se do të jetë destinacioni i ri i 23-vjeçarit francez.