Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaKomunitetiNë Rochester Hills festohet 115-vjetori i Kryengritjes së Malësisë – i ftuar Ambasadori Zef Mazi

Në Rochester Hills festohet 115-vjetori i Kryengritjes së Malësisë – i ftuar Ambasadori Zef Mazi

Komuniteti Katolik Shqiptar i Kishës së Shën Palit në Rochester Hills, Michigan, organizon nesër një mbrëmje të veçantë festive me rastin e 115-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Aktiviteti do të zhvillohet të shtunën, më 11 prill, në orën 7:00 PM, dhe pritet të mbledhë shqiptarë nga e gjithë zona për të përkujtuar një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare.

Në këtë mbrëmje është i ftuar si folës i rastit Ambasadori Zef Mazi, i cili do të ndajë me të pranishmit mesazhe dhe reflektime mbi rëndësinë e kësaj kryengritjeje në historinë dhe identitetin shqiptar.

Programi artistik do të sjellë atmosferë festive me muzikë live nga këngëtari i njohur Malësori, Albert Abedini, së bashku me Erind Emirin, duke garantuar një mbrëmje të gjallë dhe plot emocione për pjesëmarrësit.

Sipas organizatorëve, biletat janë 100 dollarë për të rriturit dhe 50 dollarë për fëmijët nën 12 vjeç, ndërsa rezervimet mund të bëhen përmes kontakteve të publikuara.

Kjo mbrëmje pritet të jetë një kombinim i bukur i historisë, kulturës dhe argëtimit, duke forcuar edhe më shumë lidhjet e komunitetit shqiptar në Michigan me rrënjët e tij.

Lini një koment