E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Nelson Hysa nuk ia del, dorëzohet në raundin e dytë përballë Kabayel

Nelson Hysa nuk ia del, dorëzohet në raundin e dytë përballë Kabayel

Nelson Hysa është dorëzuar në raundin e dytë përballë boksierit gjerman, Agit Kabayel për peshat e rënda në WBC. Një dëmtim në krahun e djathtë ka bërë që boksieri shqiptar ta kishte të pamundur të vazhdonte më tej në “Merkur Spiel-Arena” në Duseldorf.

Në një moment Hysa eci drejt qoshes me atë që dukej të ishte një dëmtim në dorën e djathtë, bërryl ose shpatull, u rikthye derisa stafi i tij hodhi një peshqir në shenjë dorëzimi.

Kështu, Agit Kabayel fitoi me një nokaut teknik në raundin e dytë ndaj sfiduesit nr. 16. Prmirësoi rezultatin në 28-0, ndërsa Hysa, në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, humbi për herë të parë pas 25 fitoreve.

“Më jepni emrat e mëdhenj”, tha Kabayel. “Ndoshta Daniel (Dubois). Ndoshta Filip (Hrgovic). Ndoshta fituesi i Tyson Fury dhe Anthony Joshua”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment