E enjte, 12 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›“Netët e Muzikës Shqiptare”, nis edicioni i parë me vepra premierë të kompozitorëve shqiptarë

“Netët e Muzikës Shqiptare”, nis edicioni i parë me vepra premierë të kompozitorëve shqiptarë

Muzika shqiptare e dhomës ka marrë vëmendjen e publikut me çeljen e edicionit të parë të festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”.

Në një sallë të mbushur me artdashës, mbrëmja e parë e festivalit prezantoi pesë vepra premierë absolute, duke i dhënë publikut mundësinë të njihej me krijime të reja muzikore. Në këtë koncert u interpretuan veprat “Folk Game for Five” e Hajg Zaharian, “Fllad Pranveror në Bregdet” e Maksim Shehut, “Ëndërr” e Ajet Çekiçit, “Desha” e Ylli Ramzotit dhe “Vegim” e Niko Boçit.

Krijimet u sollën përmes interpretimeve vokale të sopranos Rovena Xhellili, mezzosopranos Amelda Papa dhe baritonit Artur Vera, të shoqëruar nga një grup instrumentistësh, mes të cilëve Etrita Ibrahimi në piano, Enalda Gjoni në flaut, Gëzim Bulçari dhe Romina Tafaj në violinë, Xhanina Çela dhe Flobens Zyma në violë, Aida Kasmi në harpë, Gëzim Hysi dhe Jona Çegrani në violonçel, Eldi Smaja në perkusion, si dhe Nikola Kondakçi e Sonja Hoxhallari në violinë.

“Netët e Muzikës Shqiptare” do të sjellë për publikun koncerte e premiera deri më 5 dhjetor, duke krijuar një hapësirë të dedikuar për promovimin e kompozitorëve vendas, prezantimin e veprave të reja dhe afrimin e publikut me zhvillimet e muzikës shqiptare.

Lini një koment