“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”
Në rastin e Erion Veliajt, çështja nuk është vetëm nëse ai duhet të qëndrojë apo të dalë nga burgu. Është edhe mënyra se si drejtësia justifikon një kufizim të tillë të lirisë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka treguar në Top Story disa nga rastet më të bujshme të disa të arrestuarve që arritën të triumfonin përballë drejtësisë shqiptare në Strasburg dhe më pas u dëmshpërblyen.
Delijorgji u la në paraburgim dhe Strasburgu ngriti një pikëpyetje për kohën e gjatë që u la në paraburgim dhe ai u dëmshpërblye.
Drejtësia e vjetër, një gjyqtare që u arrestua në atë kohë, Afërdita Hysi, u la në paraburgim dhe fitoi në Strasburg. Fatura financiare ishte 5-6 mijë euro, por ajo fitoi.
Vazhdojmë me Thoma Gëllçin, drejtësia e re. Atij iu shtua edhe arratia. Edhe ai fitoi në Strasburg. Këta shtetas, ndonëse me vonesë, kanë përfituar nga padrejtësia ndaj tyre.
Thuhet që duhet të shkosh në burg, sepse ekziston rreziku t’i arratisesh drejtësisë. Shpallesh fajtor, pa e thënë drejtësia.
Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë. Të gjithë, të bujshëm ose jo, që insistojnë që i është shkelur e drejta e tyre, kur fiton qytetari përpara shtetit, Strasburgu thotë që fatura paguhet nga shteti shqiptar.
Ishim në vjeshtën e kaluar që Erion Veliaj u shkarkua, ndërsa Kushtetuesja tha jo. Erion Veliaj vazhdon të jetë kryetar i bashkisë. Ne nuk kemi një drejtësi që të thotë nëse ke ose jo të drejtë dhe të zvarrit gjithë jetën. Ajo procedura i merr më qafë njerëzit”, tha ndër të tjera Anila Hoxha.