Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNga Drejtoria e Policisë, te Ministria e Brendshme dhe Kryeministria! Qytetarët marshim pas dhunimit të protestuesve në Zvërnec

Nga Drejtoria e Policisë, te Ministria e Brendshme dhe Kryeministria! Qytetarët marshim pas dhunimit të protestuesve në Zvërnec

Pas pamjeve që bënë xhiron e rrjetit, teksa policia private tërhiqte zvarrë protestuesin, qytetarë të shumtë këtë të diele kanë nisur marshim në Tiranë. Marshimi nisi nga Drejtoria e Policisë, te Ministria e Brendshme dhe para Kryeministrisë.

Qytetarë të shumtë morën pjesë në marshim teksa mbanin në duar flamuj të Shqipërisë. Ata njëzëri kanë bërë thirrje që të merren masa ndaj policisë private.

Në marshim kanë marrë pjesë të rinj dhe prindër të cilët me karrocat me fëmijë janë bashkuar në marshim. Marshimi ka qenë i qetë dhe pa incidente.

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Lini një koment