Nga Kryeministria te Qyteti Studenti, jehon thirrja ‘Rama jep dorëheqjen!
Marshimi i protestës ka vijuar edhe këtë mbrëmje me mijëra qytetarë që, pasi u grumbulluan përpara godinës së Kryeministrisë, kanë vazhduar lëvizjen drejt Parlamentit dhe më pas janë drejtuar për në Qytetin Studenti.
Kolona kilometrike e protestuesve ka përshkuar rrugët kryesore të kryeqytetit, duke brohoritur gjatë gjithë itinerarit thirrje si “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe slogane të tjera kundër qeverisë.
Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit kanë marshuar në mënyrë paqësore në rrugët e Qytetit Studenti, ku kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kalimi i turmës ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe studentëve, ndërsa shumë prej tyre kanë ndjekur nga afër marshimin.
Sipas organizatorëve, protesta do të vazhdojë edhe në orët në vijim me marshim në zona të tjera të Tiranës. Pjesëmarrësit janë shprehur të vendosur të vijojnë mobilizimin, duke theksuar se revolta qytetare nuk do të ndalet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
[ore_video type=”mp4″ url=”https://24-ore.com/wp-content/uploads/2026/06/studenti.mp4″ width=”100%” align=”center” controls=”1″ autoplay=”0″ muted=”1″]