E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

Pedagogu Roland Lami thotë se deputetja socialiste, Elisa Spiropali ka arritje vetëm në letra.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lami u shpreh se katapultimi i Spiropali nuk ka qenë prej meritës, por falë shkërmoqjes së meritokracisë.

Lidhur me sfidën ndaj Edi Ramës për PS, Lami deklaroi se që të kandidosh për kreun e partisë, duhet të kesh nga mbrapa një strukturë.

“Po ta shikosh në letra, zonjën në fjalë është një figurë që duhet marrë seriozisht, ka qenë kryetare e Kuvendit, ministre e Jashtme. Po t’u referohemi homologëve të saj në Perëndim, e kanë ndërtuar këtë trajektore me eksperiencë, me beteja elektorale. Po të shohësh zonjën në fjalë, i ka bërë këto kapërcime falë shkërmoqjes së meritokracisë në parti. Të garosh për kryetar partie do të thotë të kesh mbrapa një strukturë. E kisha në kuptimin e peshës elektorale. Njeriu, kur katapultohet prej meritave, fillon dhe e beson atë gjë. Po të jesh realisht dhe të shohësh peshën, aty ku je sot, mund ta kesh pasur vendin dje. Kështu funksionon akademia, OJF-të, biznesi, janë shkërmoqur shkallët e meritokracisë”, theksoi ai.

Lini një koment