Friday, 3 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një ditë pasi kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një deklaratë të Matlijës, ku ai distancohej nga dhuna.

“Dhuna dhe gurët do të ishte mirë të shmangeshin, për sa kohë kemi një masivitet të madh në protestën më të bukur të këtyre 36 viteve. Nuk është e nevojshme që protesta të përfaqësohet. Çdo tentativë për përfaqësim e kthen në shënjestër. Qoftë për ta bërë atë qesharake, nëse protesta bën gabime. Duhet të ketë një protestë pa shënjestër, sepse duhet të jetë populli, dhe populli nuk është i gabueshëm. Nëse ka njerëz që dalin, ata nuk mund të flasin për një mandat të përgjithshëm”, tha Matlija.

Lini një koment