Monday, 3 August 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNgacmoi seksualisht dhe mbajti për disa orë në banesë të miturin, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Ngacmoi seksualisht dhe mbajti për disa orë në banesë të miturin, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Komisariti nr. 4 i dyshuar për “Ngacmim seksual” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Sipas hetimeve Julian Alla ka mbajtur një mitur 13-vjeçar në banesën e tij në rrugën “Bardhyl” nga ora 21:00 e datës 23 korrik deri në orën 00:45 të datës 24 korrik.

Kanë qenë familjarët të cilët kanë bërë kallëzim në polici. I mitur gjatë deklarimeve në prani të prindit dhe psikologut ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht dhe 31-vjeçari e ka prekur në organet gjenitale.

Alla është arrestuar nga uniformat blu më 2 gusht. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment