E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ngërçi me pagat në drejtësi, Gjykata urdhëron Thesarin të procesojë listëpagesat e GJKKO-së: Nëse nuk ekzekutohen&#823

Ngërçi me pagat në drejtësi, Gjykata urdhëron Thesarin të procesojë listëpagesat e GJKKO-së: Nëse nuk ekzekutohen&#823

Gjykata Administrative ka pranuar kërkesën për marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke urdhëruar Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit Tiranë të mos pengojnë apo pezullojnë procesin në sistemin e Thesarit të urdhër-shpenzimeve dhe listëpagesave të paraqitura nga GJKKO.

Sipas vendimit, masa e sigurimit ndalon efektet e veprimit administrativ të Ministrisë së Financave, si dhe veprimet pasuese të strukturave të Thesarit që kanë sjellë mosprocedimin, pezullimin apo pengimin e urdhër-shpenzimeve dhe listëpagesave.

Gjykata urdhëron që, gjatë kohëzgjatjes së masës së sigurimit, Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit Tiranë të vijojnë procesimin e listëpagesave dhe urdhër-shpenzimeve të GJKKO-së.

Vendimi është i ekzekutueshëm menjëherë dhe, në rast mosekzekutimi, parashikon përgjegjësi për shërbimin përmbarimor gjyqësor shtetëror ose privat.

Kundër vendimit lejohet ankim i veçantë në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 5 ditëve nga njoftimi.

Lini një koment