E shtunë, 16 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSeria ANico Gonzalez do të transferohet përfundimisht tek Atletico, por jo për 32 mln euro. Zbulohet “kleçka” e marrëveshjes

Nico Gonzalez do të transferohet përfundimisht tek Atletico, por jo për 32 mln euro. Zbulohet “kleçka” e marrëveshjes

Nico Gonzalez i ka bindur të gjithë tek Atletico Madrid në këtë sezon të tij të parin ku ka ardhur si huazim nga Juventus. Marrëveshja mes klubeve ishte për huazim me të drejtë blerje për 32 milionë euro.

Megjithatë, nuk është më e mundur që klauzola e blerjes prej 32 milion eurosh të aktivizohet. Sipas raporteve të fundit, Atletico do të kishte qenë e detyruar ta blinte Nico Gonzalez përgjithmonë në rast se ai luante për 45 minuta ose më shumë në 60% të ndeshjeve të La Ligas për të cilat ishte i disponueshëm në sezonin 2025-26. Gjë që nuk ka ndodhur, për shkak se Gonzalez aktualisht është i dëmtuar.

Sipas raportimeve nga Tuttosport, Diego Simeone ka kërkuar nga drejtuesit transferimin përfundimtar të Gonzalez dhe marrëveshja mes klubeve pritet të mbyllet për shifrën 25 milionë euro.

Lini një koment