Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Mbrëmjen e kësaj të mërkurë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre që i ka shoqëruar prej 32 ditësh protestë duke marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit.
Ata shihen me flamuj të Shqipërisë në duar teksa brohorasin thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ata gjithashtu valëvisin pankartat e tyre. Marshimi pritet të zgjasë deri pak para mesnatës teksa ata shpërndahen për t’u ribashkuar në marshimin e radhës po në orën 19:00 nesër.
Qytetarët gjithashtu kanë njoftuar se të enjten do të mblidhen sërish në protestë para Parlamentit në orën 10:00 ku do të mbahet seanca plenare.