E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Nis protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”

Nis protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”

Edhe këtë të shtunë po mbahet një protestë para Ministrisë së Arsimit, ku janë mbledhur disa qytetarë dhe studentë, në vijim të tubimeve të zhvilluara në ditët e fundit.

Protestuesit janë vendosur fillimisht në “Rrugën e Durrësit”, ku kanë bllokuar për disa momente qarkullimin e automjeteve. Policia u ka bërë thirrje të lirojnë rrugën dhe i ka zhvendosur në trotuar, por ata janë rikthyer sërish në rrugë, duke bllokuar sërish qarkullimin.

Ndërkohë, policia ka krijuar një kordon sigurie në të dy anët e “Rrugës së Durrësit”.

Lini një koment