Nisin largimet e para te Real Madrid, mbrojtësi që fitoi 5 trofe me “los blancos” kalon te Sevilja
“Real Betis dhe Real Madrid kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Fran Garcia.” Kjo u njoftua zyrtarisht nga klubi i Seviljes, i cili mirëpret mbrojtësin e majtë spanjoll, 27 vjeç, në ekipin e drejtuar nga Manuel Pellegrini.
Lojtari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2030. “Real Madrid C.F. dhe Real Betis Balompié kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit tonë Fran García. Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për një lojtar që gjithmonë e ka mbrojtur fanellën tonë me përkushtim dhe sjellje shembullore”, konfirmoi klubi madrilen.
Fran García u bashkua me Real Madrid në vitin 2013 për të luajtur për ekipin Cadete B, vetëm 14 vjeç. Në vitin 2023, ai u bashkua me ekipin e parë, ku luajti 110 ndeshje gjatë tre sezoneve. Gjatë kësaj kohe, ai fitoi pesë tituj: një Champions League, një Kupë Bote për Klube, një Superkupë Evropiane, një titull La Liga dhe një Superkupë Spanjolle.