Nisin përplasjet e para mes Harry Kane dhe Bayern Munich, probleme me kontratën e re të sulmuesit
Harry Kane ende nuk ka një marrëveshje me Bayern Munich. Javët e fundit, bavarezët kanë propozuar zgjatjen e kontratës së tij aktuale, e cila skadon më 30 qershor 2027, deri në vitin 2028. Por Kane, tashmë 33 vjeç, ka të tjera plane e kërkesa.
Kërkesa e sulmuesit anglez është shumë e ndryshme, pasi Kane do të donte të vazhdonte kontratën e tij deri më 30 qershor 2030. Pra, ai dëshiron të luajë në Bavari deri në moshën 37 vjeç.
Objektivi i sulmuesit është të jetë në Kupën e Botës 2030. Kjo është një situatë që, për momentin, Bayern Munich nuk po e pranon. Kjo përplase vjen edhe për faktin se Kane fiton rreth 15 milionë euro në vit, që nuk është një shumë e vogël.
Pra, situata aktualisht është në një ngërç. Finalja e Kupës së Gjermanisë kundër Stuttgartit do të jetë të shtunën, dhe bavarezët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje deri atëherë. Të gjitha opsionet janë aktualisht të hapura.
Nuk ka asnjë garanci se nuk do të ketë një interesim të fortë nga një klub spanjoll. Si Barcelona ashtu edhe Real Madrid po kërkojnë një sulmues të nivelit të lartë, por aktualisht nuk është e qartë se çfarë do të bëjë Kane këtë verë.