“Një hapësirë moderne për leximin”, Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në 28 gusht pamje në rrjetet sociale nga biblioteka e fëmijëve “Thoma Turtulli”, që është transformuar krejtësisht në një hapësirë moderne dedikuar për fëmijët.
Në postim, kreu i qeverisë nënvizon se ambienti i kësaj biblioteke është konceptuar, që të nxisë leximin.
Transformimi i bibliotekave të shkollave në Tiranë e qytete është në fokus të qeverisë shqiptare dhe punën e bërë në këtë drejtim, kryeministri e ka pasqyruar shpesh dhe në rrjetet sociale.