Sunday, 26 July 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaNjë muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për therje me thikë në Rahovec

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për therje me thikë në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit E.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe lëndim i lehtë trupor.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se “më 05 korrik 2026, rreth orës 22:30, në Rahovec, pas një mosmarrëveshjeje të çastit pranë lokaleve “C.B.” dhe “N.Q.B.”, i pandehuri dyshohet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar të dëmtuarin F.M., duke i shkaktuar plagë në pjesët vitale të trupit.

“Si pasojë, i dëmtuari fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ndërsa më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Në të njëjtin incident, i pandehuri dyshohet se ka lënduar edhe të dëmtuarin E.H., duke e goditur me thikë në këmbën e djathtë, me ç’rast ai ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë”.

Siç thuhet në njoftim gjyqtari i procedurës paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Drilon Haraçia, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Ndërkaq, me këtë vendim, i pandehurit E. H., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 6 korrik 2026 deri më 5 gusht 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Lini një koment