Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNjë person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, një person dyshohet se është rrëzuar nga një shkëmb.

Mësohet se bëhet fjalë për një banor të Gramshit, i cili kishte shkuar në mal për të mbledhur çaj.

Grupi hetimor, së bashku me forcat zjarrfikëse, është nisur drejt vendngjarjes për gjetjen e banorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment