E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Një person i lënduar nga erërat e forta në Ferizaj, dëme në biznese, ndërtesa e automjete

Një person i lënduar nga erërat e forta në Ferizaj, dëme në biznese, ndërtesa e automjete

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë mbrëmjen e sotme territorin e Ferizajt, përfshirë edhe rrugët magjistrale, kanë shkaktuar dëme materiale në biznese, ndërtesa publike dhe automjete. Po ashtu, është raportuar për një person të lënduar në Ferizaj.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës, në një njoftim të publikuar të enjten në orët e vona.

Ndryshe, Policia Rajonale e Ferizajt kishte apeluar te të gjithë qytetarët që të shmangin daljet dhe lëvizjet e panevojshme, për të parandaluar rreziqet e mundshme nga kjo situatë.

Lini një koment