E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Një sulmues nga Nigeria për Flamurtarin

Një sulmues nga Nigeria për Flamurtarin

Flamurtari vazhdon të përforcojë organikën në prag të startit të sezonit të ri. Klubi vlonjat njofton se ka siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian Chigozie Kenneth Ani. 22-vjeçari së fundmi është aktivizuar me Trepçën në kampionatin kosovar.

“Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, sulmuesin , Chigozie Kenneth Ani , i cili bashkohet me ekipin për sezonin e ri”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Flamurtari këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Parë, duke synuar rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Lini një koment