Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Nuk dëgjoj broçkulla”/ Debat i ashpër mes Zhupës dhe Ballës në Komision për turizmin: Çfarë njeh ti, shifrat e Sal

“Nuk dëgjoj broçkulla”/ Debat i ashpër mes Zhupës dhe Ballës në Komision për turizmin: Çfarë njeh ti, shifrat e Sal

Mbledhja e sotme e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes deputetes demokrate (njëkohësisht kryetare e Komisionit) Ina Zhupa dhe socialistit Arkend Balla.

Debati nisi pasi deputeti Balla lexoi disa shifra, teksa tha se turizmi në Shqipëri, gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, ka pasuar një rritje me 8.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, Zhupa i quajti ‘broçkulla’ pretendimet e deputetit socialist dhe tha se qeveria e PS është ‘autore e shkatërrimit të vendit’.

Më pas debati u fokusua edhe te protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë. Balla tha se protestat po shkojnë drejt shuarjes, për shkak se në dorë i ka marrë Sali Berisha. Nga ana tjetër Zhupa iu përgjigj se PS duhet të ‘ndante mendjen’ dhe të dilte me një qëndrim të unifikuar për organizatorët e protestave.

Pjesë nga debati në Komision:

Arkend Balla: Ç’është më këtë siklet?

Zhupa: E kam një siklet, sepse po shkatërroni vendin, e kam këtë siklet. Ju se keni sepse jeni autorët.

Arkend Balla: Autorët e protestës jeni ju në fakt edhe ju e dini.

Zhupa: Jo jo, ju jeni autorët e shkatërrimit.

Arkend Balla: Në pesëmujorin e parë të vitit 2026, Shqipëria ka pritur mbi 3.7 milionë turistë të huaj, kundrejt 3.4 milionë turistëve në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ka një rritje krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rreth 8.2%.  Dhe po të lexoj dhe disa raporte që ka publikuar forumi, barometri botëror i turizmit, ku thotë se Shqipëria u rendit e para në botë për bumin turistik, me një rritje prej 80% krahasuar me vitin 2019. Po më dëgjon kryetare?

Zhupa: Jo nuk po ju dëgjoj. Sepse unë kam hequr dorë nga e dëgjuara e broçkullave.

Arkend Balla: Këto janë shifra, a do më dëgjosh?

Zhupa: Jo nuk do të dëgjoj.

Arkend Balla: Bëre një monolog të Partisë Demokratike këtu. Po të tregoj shifrat e INSTAT, për vitin 2025 kemi një rritje prej 8.2% të numrit të turistëve.

Zhupa: Çfarë domethënë ke ujë këtu? Ke drita këtu? Ke rrugë këtu? Ke ujë, ke ndonjë gjë? Unë besoj vetëm shifra që prodhon Komisioni Europian.

Arkend Balla: Kë njeh, shifrat e Saliut?

Zhupa: Jo, Saliu nuk prodhon Shifra më thënë të drejtën, po të prodhonte do i njihja me patjetër sepse do i kishte serioze.

Arkend Balla: Zyra e propagandës së PD, prodhon shifra marramendëse.

Zhupa: Unë besoj Komsionin Evropian.

Arkend Balla: Nuk po më dëgjoje se po merreshe me telefonin. Mos ki merak, nuk të kap algoritmi. Se jeni vetë organizatorët e protestës. Sa e morët ju në dorë “Flamingot” e Saliu, e keni parë se si e keni katandisur.

Zhupa: Zoti Balla, dakordësohuni me njëri-tjetrin, se njëri thotë nuk jeni ju organizatorët, ju thoni jeni ju, të tjerë iranianët.

Arkend Balla: Nuk jemi si ju se kur flet Saliu, keni të gjithë një mendim.

Lini një koment