Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“Nuk ju kam votuar kurrë, por…”, Rama publikon mesazhin e të riut për protestat në Tiranë

“Nuk ju kam votuar kurrë, por…”, Rama publikon mesazhin e të riut për protestat në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot mesazhin e një të riu, me profesion jurist pas protestave që po mbahen në Tiranë prej 20 ditësh. Në mesazh, i riu që identifikohet me emër e mbiemër dhe si një opozitar i kryeministrit, thotë se turma po përdoret për arsye të tjera dhe jo për të mirën e vendit. Ai shkruan se ajo që shitet me zhurme të madhe si shpëtim dhe shpresë me probabilitet të larte sjell një të keqe më të madhe.

Pas mesazhit, Rama ka komunikuar me të, siç thotë ai për t’i dhënë sinjalin që kërkoi.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT RAMA

Dhe e mora Amarildon t’ia jap sinjalin që kërkoi në fund të mesazhit të tij✌️

“Përshëndetje Z. Rama

Uroj që ky mesazh t’ju gjejë mirë nga një i ri i këtij vendi.

Po ju prezantohem, Amarildo Kaçaniku, armik i juaji (armik politik sigurisht).

Nuk ju kam votuar kurrë dhe kam në mendje 1 milion e 1 kritika për ju. POR

Kjo protesta siç edhe ju e dini, ka marre për kot dhe as mua njëjtë si ju s’po më pëlqen fare, pasi qartazi për një njeri që mundohet të kuptojë shkakun që e sjell pasojën, duket që turma po përdoret për arsye të tjera dhe jo për të mirën e Republikës tonë!

Shteti i së drejtës nuk bëhet në një ditë, as një muaj e as një vit, dhe këtë e di mirë pasi nga profesioni jam jurist.

Shpresoj qe kjo idiotësi të ndalojë pa sjellë ndonjë destabilitet, pasi e di fort mirë që historia ka treguar që ajo që shitet me zhurmë të madhe si shpëtim dhe shpresë me probabilitet të lartë sjell një të keqe më të madhe.

Nga ana tjetër shpresoj dhe uroj që ju ta kaloni këtë dallgë që po ju vjen nga jashtë!

Kur e gjitha kjo të mbaroje (këtu të dërgoj edhe urimet e mia që kjo situatë të mbarojë një orë e më parë), kujtoje “armikun” që mund ta besh mik për të mirën e Shqipërisë.

Me respekt

Amarildo Kaçaniku

PS: Do të më behej qejfi t’më linit një sinjal që ky mesazh u lexua nga ju🤝”

Lini një koment