E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiNuk ka ndodhur asnjëherë më parë te Partizani, Kërnaja mund të shkruajë historinë në derbin me Tiranën

Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë te Partizani, Kërnaja mund të shkruajë historinë në derbin me Tiranën

Tirana do të përballet me Partizanin, pikërisht më 25 prill. Ndeshja e së shtunës është e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore. Emocionet e derbit do të nisin prej orës 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Oltijon Kërnaja mund të shkruajë historinë si trajner i “demave”. Asnjëherë më parë, një trajner i të kuqve […]

Tirana do të përballet me Partizanin, pikërisht më 25 prill. Ndeshja e së shtunës është e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore. Emocionet e derbit do të nisin prej orës 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Oltijon Kërnaja mund të shkruajë historinë si trajner i “demave”. Asnjëherë më parë, një trajner i të kuqve nuk ka fituar tre derbi radhazi brenda një kampionati.

Interesant është fakti se me Kërnajën, Partizani regjistron dy fitore të pastra me rezultatin 2 me 0. Të kuqtë kishin pesë ndeshje pa fitore ndaj Tiranës, para se të riktheheshin të triumfi në nëntor.

Ishte pikërisht një humbje e Partizanit në derbi, që solli emërimin e Kërnajës në muajin tetor. Deri tani duket edhe si sfida që i buzëqesh trajnerit tropojan.

Që nga sezoni 1962/63, Partizani nuk fitonte dy derbi me dy gola diferencë dhe radhazi në kampionat. Tashmë Kërnaja synon që të ketë një tjetër arritje, sa i përket sfidës me rivalët e përjetshëm.

Lini një koment