E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Nuk më shantazhojnë dot”- Spiropali: Le të bëjnë 150 kallëzime në SPAK, nuk kam asgjë për të fshehur!

“Nuk më shantazhojnë dot”- Spiropali: Le të bëjnë 150 kallëzime në SPAK, nuk kam asgjë për të fshehur!

Elisa Spiropali ka deklaruar se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se nuk i trembet kallëzimeve në SPAK, duke theksuar se beteja e saj politike nuk ka qenë personale, por lidhet me mënyrën se si përdoren institucionet.

E pyetur për kallëzimet në SPAK, Spiropali u shpreh se nuk e sheh këtë si problem, pavarësisht numrit të tyre, dhe kërkoi që çështja të mos ngatërrohet me debatin që ajo ka ngritur për funksionimin e institucioneve.

“Le të bëjnë 150 kallëzime, sa të duan. Dhe mos e përfshini SPAK-un në këtë diskutim. Kallëzimi është një gjë, mund të bëjnë sa të duan kallëzime, sepse unë nuk kam asgjë për të fshehur fare. Janë aty përballë dhe këtë betejë e kam bërë sepse nuk jam e shantazhueshme. Nuk më bëjnë dot mua asnjë shantazh”, deklaroi ajo.

Spiropali theksoi se shqetësimi i saj nuk lidhet me çështje personale apo me procedime konkrete gjyqësore, por me atë që e cilësoi si përdorim të institucioneve për të ushtruar presion ndaj zërave kritikë.

“Ka gjykata, ka prokurori ku çohen çështjet dhe zgjidhen, edhe për çështje administrative, edhe për çështje biznesi. Nuk ka problem, sigurisht që ka institucione. Unë kam folur vetëm për përdorimin e institucioneve në funksion të shtypjes së çdo lloj zëri dhe çdo lloj qëndrese”, u shpreh ish-kryetarja e Kuvendit.

Ajo nënvizoi se kjo ka qenë çështja për të cilën ka ngritur zërin në qëndrimet e saj publike, duke kundërshtuar, sipas saj, përdorimin e institucioneve si instrument presioni.

Lini një koment