Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Nuk mund të flas për komplote…”, avokat Cakrani zbulon arsyen e përçarjes me Metën

“Nuk mund të flas për komplote…”, avokat Cakrani zbulon arsyen e përçarjes me Metën

Ish-avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, gjatë intervistës për Top Channel u pyet nga gazetarja Anila Hoxha për arsyet e largimit nga mbrojtja e ish-presidentit.

Ai tha se Meta ka komplote të tjera, politike, teksa theksoi se nuk ka asnjë komplot ndaj tij nga pikëpamja procedurale apo provave që janë në dosje.

Pyetje: A ishte deklarata juaj në përfundim të seancës kur thatë se nuk ka një komplot, ndërsa klienti juaj kishte thënë që ka një komplot, ajo që ju ndau përfundimisht me klientin?

Avokati Kujtim Cakrani: Duhet të kuptojmë diçka, unë nuk flas në bazë të emocioneve unë flas në bazë të provave dhe fakteve që ndodhen në dosje. Edhe pse duke njohur mirë me detaje dosjen unë nuk mund të flas për komplote që nuk ekzistojnë. Nuk ka komplote, nuk ka dëshmi, nuk ka fakte, nuk ka asgjë dhe unë nuk besoj që nga pamja procedural nuk ka asnjë komplot ndaj ish-presidentit. Nuk e di, ka komplote të tjera, ka komplote politike, në menaxhimin e asaj situate para arrestimit e kështu me radhë. Nuk ka asnjë komplot ndaj tij nga pikëpamja procedurale, apo nga pikëpamja e dëshmitarëve apo provave që janë aty.

Lini një koment