E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSporti“Nuk munda të ecja në një periudhë, por tani jam mirë”, Muçi pasi “vulosi” kualifikimin e Trabzonspor: Ndihem i çliruar

“Nuk munda të ecja në një periudhë, por tani jam mirë”, Muçi pasi “vulosi” kualifikimin e Trabzonspor: Ndihem i çliruar

Ernest Muçi i dhuroi një biletë për në finalen e Kupës Trabzonsporit. Gjatë ekzekutimit të 11-metërshave, sulmuesi i kombëtares realizoi penalltinë e fundit ndaj Samsunspor. “Ishte një ndeshje e vështirë, e pame edhe me ekipet e tjera se si luajtën. Është vetëm një ndeshje ndaj duhet ta interpretosh siç duhet. Është shumë e vështirë në […]

Ernest Muçi i dhuroi një biletë për në finalen e Kupës Trabzonsporit. Gjatë ekzekutimit të 11-metërshave, sulmuesi i kombëtares realizoi penalltinë e fundit ndaj Samsunspor.

“Ishte një ndeshje e vështirë, e pame edhe me ekipet e tjera se si luajtën. Është vetëm një ndeshje ndaj duhet ta interpretosh siç duhet. Është shumë e vështirë në këtë stadium, një skuadër shumë e mirë. Ne jemi shumë, shumë të lumtur që shkuam në gjysmëfinale, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe do të shkojmë atje për të fituar dhe arritur në finale”, u shpreh Muçi pas sfidës.

Ai u pyet edhe për situatën e tij shëndetësore, për shkak të problemeve që e kishin lënë prej javësh larg fushave të lojës.

Kisha një dëmtim, për një apo dy javë nuk mundesha as të ecja ndaj ishte një periudhë e vështirë. Por tani po bëhet çdo gjë më mirë në stërvitje dhe sot ndjehesha mirë. Ndaj shpresoj që në ndeshjen e radhës të luaj më shumë minuta dhe të vazhdoj të ndihmoj ekipin”, deklaroi sulmuesi shqiptar.

Lini një koment