Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaOperatorët turistikë në Vlorë solidarizohen me pushuesit e prekur nga zjarri në hotelin “Brooklyn”

Operatorët turistikë në Vlorë solidarizohen me pushuesit e prekur nga zjarri në hotelin “Brooklyn”

Shoqata e Operatorëve Turistikë të Vlorës është solidarizuar me pushuesit e prekur nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesit ambientet e hotelit “Brooklyn”.

Pas ngjarjes, disa struktura hoteliere në Vlorë, në bashkëpunim me Bashkinë, kanë vënë në dispozicion ambiente për akomodimin e turistëve të prekur, me qëllim që pushimet e tyre të mos ndërpriten.

Kreu i Operatorëve Turistikë, Vasil Bedini, ka bërë me dije se pushuesit do të akomodohen pa pagesë në hotele të tjera, ndërsa për turistët që kanë humbur veshmbathje apo sende personale nga zjarri, operatorët turistikë do të kujdesen për t’u siguruar gjithçka të nevojshme.

“Qëllimi është që pushuesit të vijojnë qëndrimin e tyre në Vlorë dhe programin e pushimeve, pavarësisht situatës së krijuar”, bëhet me dije nga Shoqata e Operatorëve Turistikë.

Nisma vjen në kuadër të solidaritetit me turistët e prekur nga ngjarja dhe synon të minimizojë pasojat e zjarrit, duke u ofruar atyre akomodim dhe mbështetje gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar.

Lini një koment