Pacolli: E ndaluar gjuetia në Parqet Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”
Me hapjen e sezonit të gjuetisë, autoritetet kanë rikujtuar se në territorin e këtyre dy parqeve kombëtare ndalohet çdo aktivitet i tillë.
Për të parandaluar rastet e gjuetisë së kundërligjshme, është bërë e ditur se do të shtohen masat e monitorimit dhe kontrollit në terren.
Kontrollet do të realizohen përmes rojeve të parqeve, dronëve, kamerave kurth dhe patrullimeve, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organet e tjera kompetente.
Autoritetet kanë theksuar se mbrojtja e biodiversitetit dhe e kafshëve të egra është përgjegjësi e përbashkët, duke rikujtuar se ndalimi i gjuetisë në këto zona synon ruajtjen e pasurisë natyrore të Kosovës.