E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaPolitikaPadi e re ndaj Departamentit të Shtetit në Michigan për diskriminim ndaj punonjësve me ngjyrë

Padi e re ndaj Departamentit të Shtetit në Michigan për diskriminim ndaj punonjësve me ngjyrë

Akuzat për trajtim të padrejtë vazhdojnë të ndjekin Departamentin e Shtetit në Michigan

Dy punonjëse të tjera kanë ngritur padi kundër Departamentit të Shtetit të Michiganit, duke pretenduar se kanë qenë viktima të trajtimeve të padrejta dhe një ambienti armiqësor për punonjësit me ngjyrë. Jaqueline Griffin dhe Cherylann Sankar, të cilat punojnë në zyrat e degëve të Metro Detroitit, i paditën deptin e shtetit, si dhe Sekretaren e Shtetit Jocelyn Benson dhe zyrtarë të tjerë në Gjykatën e Qarkut Wayne më 17 prill.

Ankesa pretendon se punonjëset janë përballur me diskriminim dhe hakmarrje në punën e tyre. Griffin dhe Sankar përfaqësohen nga avokati Leonard Mungo, i cili po ashtu përfaqëson katër ish-punonjës të tjerë të MDOS që kanë paditur departamentin për praktika diskriminuese në janar. Kjo padi është ende në proces në Gjykatën e Qarkut Wayne.

Padia e re argumenton se Griffin dhe Sankar, të cilat janë punonjëse me përvojë, janë vendosur në pozita më të ulëta padrejtësisht dhe u janë mohuar mundësitë për promovim që i meritonin. Gjithashtu, pretendohet se zyrtarët e departamentit nuk i kanë marrë seriozisht ankesat e bëra nga klientët dhe punonjësit për diskriminim racor.

Paditë kërkojnë dëmshpërblim prej 10 milionë dollarësh për dëmtim emocional dhe humbje page si pasojë e uljeve në detyrë.

Një zëdhënëse e MDOS i mohoi akuzat e bëra në padi. “Ndërsa paditësit ende nuk i kanë shërbyer zyrtarisht MDOS padinë, ne kategorikisht i refuzojmë këto akuza të rreme,” tha Angela Benander, Shefe e Komunikimit, përmes një emaili. “Sekretarja dhe drejtuesit e departamentit mbajnë veten dhe cdo punonjës në standardet më të larta ligjore dhe etike. Ne nuk tolerojmë asnjë formë diskriminimi, ngacmimi apo hakmarrjeje dhe jemi të përgatitur të luftojmë këtë rast në gjykatë.”

Lini një koment