PAMJE/ Momentet pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo, qytetarët u vijnë në ndihmë të plagosurve
Këto janë pamjet pak çaste pas shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, ku katër persona mbetën të plagosur.
Në pamje shihet skafi në det, larg bregut, ndërsa disa qytetarë afrohen me shpejtësi për t’u ardhur në ndihmë personave të dëmtuar. Ndërhyrja është kryer me mjete lundruese dhe jet ski, ndërsa të plagosurit janë nxjerrë nga uji dhe kanë marrë ndihmën e parë.
Katër persona pësuan dëmtime si pasojë e shpërthimit të motorit të skafit. Dy prej tyre raportohet se kanë pësuar dëmtime më të rënda dhe po transportohen drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Pamjet tregojnë momentet e para pas incidentit dhe reagimin e menjëhershëm të qytetarëve, të cilët iu afruan skafit për të ndihmuar të dëmtuarit, në pritje të mbërritjes së ekipeve të emergjencës.
A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)