Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës

Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës

Këto janë pamjet e siguruara nga Euronews, të furgonit të linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas që u aksidentua këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku si pasojë humbën jetën dy pasagjerë, ndërsa 7 tjerë kanë mbetur të lënduar.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë

Rrethanat e aksidentit nuk janë sqaruar ende plotësisht, por dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që furgoni të përplaset dhe të përfundojë jashtë rrugës.

Në momentin e aksidentit në furgon ishin rreth 18 persona.

Lini një koment