Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPanik në “Ali Dem”/ Zjarr në kompleksin “Kadiu”, banorët evakuohen mes tymit dhe flakëve

Panik në “Ali Dem”/ Zjarr në kompleksin “Kadiu”, banorët evakuohen mes tymit dhe flakëve

Banorët e kompleksit “Kadiu”, në zonën e “Ali Demit”, kanë përjetuar momente paniku mbrëmjen e së dielës, 24 maj, pas shpërthimit të një zjarri në një nga pallatet e kompleksit.

Sipas dyshimeve paraprake, flakët mund të jenë shkaktuar nga një defekt elektrik në kabinën e automateve të kompleksit. Tymi i dendur pushtoi ambientet e pallatit, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e banorëve, të cilët u detyruan të largoheshin me shpejtësi sapo u aktivizua alarmi.

Ishin forcat zjarrfikëse ato të cilat ndihmuan banorët që të largoheshin nga apartamentet e tyre, me s të rriturve ka pasur edhe fëmijë, të cilët mbetën të bllokuar. Disa persona shfaqën probleme nga asfiksia dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët u vunë nën kontroll që mbrëmjen e djeshme, teksa ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me shkakun e zjarrit dhe dëmet materiale që mund të jenë shkaktuar.

Kujtojmë se ngjarja në kompleksin “Kadiu” ndodh vetëm një muaj pas zjarrit në kompleksin “Arlis”, pranë “Farmacia 10”, më 14 prill, ku flakët përpinë pallatin dhe shkrumbuan më shumë 30 apartamente, duke vënë në rrezik edhe jetën e dhjetëra banorëve, disa prej të cilëve përfunduan në spital.

/tvklan.al

Lini një koment