E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Panik në një koncert në Angli, evakuohen 12 mijë persona pas përhapjes së një substance të panjohur

Panik në një koncert në Angli, evakuohen 12 mijë persona pas përhapjes së një substance të panjohur

Policia në Britaninë e Madhe ka nisur hetimet pasi disa mijëra njerëz u evakuuan nga një koncert në Mançester, kur një substancë e panjohur u përhap mes turmës.

Gjithçka ndodhi teksa performonte reperi amerikan Don Toliver, me fansat e mbledhur që folën për “një erë të tmerrshme” dhe për njerëz që filluan të bërtisnin dhe të kolliteshin.

Një person u shoqërua në spital, ndërsa mbi 80 të tjerë u kontrolluan për probleme respiratorë dhe me shikimin, bënë të ditur autoritetet.

Policia lokale deklaroi se substanca e përdorur ishte e panjohur, edhe pse fillimisht u besua se bëhej fjalë për një gaz lotsjellës.

Në tërësi, 12 mijë persona u evakuuan nga vendi i ngjarjes, me disa prej tyre që u ankuan për mungesën e kontrolleve dhe sigurisë.

Organizatorët e koncertit, që kontrollojnë edhe hapësirën më të madhe të eventeve live në qytet, deklaruan se po punonin me policinë për të identifikuar shkakun e aksidentit.

Për disa nga të prekurit nga substanca, shërbimet mjekësore bënë dekontaminim në vendin e ngjarjes.

Lini një koment