Papa Leone XIV goditet në fytyrë nga një rruzare në Peru, por vazhdon meshën përpara 1.5 milion besimtarëve
Një incident i papritur ka ndodhur në Lima të Perusë, ku Papa Leone XIV u godit në fytyrë nga një rruzare e hedhur nga turma e besimtarëve, siç njofton Shqiptarja.com. Papa po udhëtonte me papamobilin drejt meshës së tij përmbyllëse, ndërsa ngjarja ndodhi të hënën, më 16 nëntor, teksa ai kalonte mes mijëra besimtarëve të mbledhur për ta përshëndetur.
Duke u përpjekur të kapte rruzaren e hedhur drejt tij, objekti e goditi Papën pranë syrit. Videoja e momentit tregon atë duke reaguar, duke prekur fytyrën dhe duke fërkuar syrin, përpara se të vazhdonte të përshëndeste turmën e mbledhur rreth tij.
Pavarësisht incidentit, Papa Leone XIV nuk i ndërpreu aktivitetet e tij dhe mori pjesë në meshën përmbyllëse në Peru, ashtu siç ishte planifikuar.
Në meshë, e mbajtur në bazën ajrore Las Palmas në Lima, morën pjesë rreth 1.5 milion besimtarë.