E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Receta Gatimi›Paprikash hungarez me pulë — gjella klasike me salcë kremoze paprike

Paprikash hungarez me pulë — gjella klasike me salcë kremoze paprike

Përbërësit (4 porcione):

  • 800 g mish pule (kofsha ose gjoks), prerë në copa
  • 2 qepë të mëdha, të grira hollë
  • 2 lugë gjelle paprikë e ëmbël hungareze
  • 1 lugë çaji paprikë djegëse (opsionale)
  • 2 thelpinj hudhre, të shtypur
  • 2 domate të pjekura, të grira (ose 200 g domate të konservuara)
  • 1 spec i kuq, i prerë në rripa
  • 200 ml kos natyral (ose krem kosi)
  • 1 lugë gjelle miell
  • 500 ml lëng pule
  • 3 lugë gjelle vaj ose gjalpë
  • Kripë dhe piper i zi
  • Majdanoz i freskët për servirje

Përgatitja:

  1. Në një tenxhere të thellë ngroh vajin dhe skuq qepët e grira në zjarr mesatar derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë, rreth 8 minuta.
  2. Hiqe tenxheren nga zjarri, shto paprikën e ëmbël (dhe atë djegëse nëse e përdor) dhe përzieji shpejt — paprika nuk duhet të digjet, se merr shije të hidhur.
  3. Ktheje në zjarr, shto copat e pulës dhe skuqi nga të gjitha anët për 5–6 minuta.
  4. Shto hudhrën, domatet dhe specin e kuq; përzieji 2–3 minuta.
  5. Hidh lëngun e pulës, kripos e piperos, mbuloje dhe lëre të ziejë në zjarr të ulët 30–35 minuta, derisa mishi të zbutet plotësisht.
  6. Në një tas përziej kosin me miellin derisa të bëhet krem i lëmuar; shto 2–3 lugë nga lëngu i nxehtë i gjellës, përzieje dhe hidhe përzierjen në tenxhere duke e trazuar vazhdimisht.
  7. Lëre të ziejë edhe 5 minuta pa kapak, derisa salca të trashet; shijoje dhe rregulloje kripën.
  8. Servire të ngrohtë me petëza hungareze (nokedli), oriz ose bukë të freskët, të spërkatur me majdanoz të freskët.

Koha: Përgatitja 15 min · Gatimi 40 min. Porcione: 4.

Lini një koment