Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë
Shqipëria parashikohet të ketë 11 vende në Parlamentin Europian pas anëtarësimit në Bashkimin Europian ndersa Mali I Zi gjashtë vende. Ky parashikim eshte bere nga kreu i komitetit te jashtem David McAllister pasi dy shtetet konsiderohen si anetaret e rradhes ne perberje te BE-se.
“Aktualisht kemi dhjetë vende që kanë deklaruar se duan të anetaresohen ne Bashkimin Evropian. Së shpejti mund të kemi vendin numër 11-te , Islandën. Këto vende po udhëtojnë me shpejtësi shumë të ndryshme drejt anëtarësimit në BE ndaj Shqiperia dhe Mali I Zi jane me prane objektivit.”
McAllister e mirëpret iniciativën e kancelarit Merz se nevojiten hapa pozitivë para anëtarësimit në BE në formën e integrimit gradual, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset në vendet kandidate të mund të ndiejnë përfitimet e procesit, përmes integrimit në tregun e vetëm, pjesëmarrjes në programet evropiane ose nismës Roaming Like Home.
Shqipëria ka përshpejtuar procesin e integrimit të saj, duke hapur me sukses të 33 kapitujt negociues. Qeveria shqiptare ka objektivin për të përfunduar bisedimet deri në vitet 2027-2028 dhe për të siguruar anëtarësim të plotë deri në vitin 2030. Zgjedhjet e para zyrtare për eurodeputetët shqiptarë do të zhvillohen vetëm pas ratifikimit përfundimtar të traktatit të pranimit në BE nga të gjitha shtetet anëtare.
Numrat e projektuar te eurodeputeteve ne parlamentin e ardhshem evropian jane ne raport me popullisine ndaj Shqipëria bie strukturisht në një grup të ngjashëm me Lituaninë e cila ka aktualisht ne perberje te PE-se 11 eurodeputete dhe Letoninë e cila ka 9. Keto shifra bazohen edhe ne raportet analitike para-anëtarësimit të publikuara nga grupet rajonale të ekspertëve dhe institutet e politikave evropiane.