E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Partizani “ringjallet” në Durrës, mposht Teutën

Partizani “ringjallet” në Durrës, mposht Teutën

Partizani gjen fitoren në javën e 10-të të “Abissnet Superiore”, e dyta në këtë sezon, duke mposhtur Teutën me rezultatin 1-0 në “Niko Dovana”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Sfida nisi e vrullshme për të dyja skuadrat, me të kuqtë që rrezikuan me Kekon, ndërsa për bregdetarët Boçi u ndal nga traversa.

Në pjesën e dytë, pas një ore lojë, Partizani arriti të gjejë rrugën e rrjetës me një gjuajtje të fortë të Atanaskoskit. Pas këtij momenti skuadra dursake u hodh në sulm, por pa qartësinë e duhur për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Në 10 minutat e fundit Teuta mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq(dy të verdhë) të dhënë për Përgjonin.

Tri pikë shprese për Partizanin, që ngjitet në kuotën e 7 pikëve(2 fitore, 1 barazim dhe 7 humbje) në 10 javë kampionat. Teuta mbetet në kuotën e 20 pikëve, në vendin e dytë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment