Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPartneri e vrau dhe më pas dogji shtëpinë, e reja ishte nga Balldreni i Lezhës…

Partneri e vrau dhe më pas dogji shtëpinë, e reja ishte nga Balldreni i Lezhës…

Ngjarja e shënuar të martën, 27 maj, në lagjen Kodër të Ulqinit, tronditi opinionin publik.

Një 46-vjeçar nga Kosova vrau partneren e tij dhe më pas i vuri flakën banesës ku jetonin së bashku, për të fshirë kështu gjurmët e krimit të rëndë.

Viktima, 10 vite më e re, është Dila Ndoj nga Balldreni i Lezhës. Trupi i saj i pajetë u gjet pak pas mesnate në banesën që po digjej, ndërsa autori u arrestua më vonë, me plagë të marra prej zjarrit.

Autoritetet në Mal të Zi kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Siç raporton gazetari i Klan News, Martin Marku, ky lajm ka shkaktuar dhimbje dhe tronditje te familjarët, të afërmit dhe banorët e Balldrenit, vendlindja e 36-vjeçares.

Mësohet se ceremonia mortore pritet të zhvillohet në Lezhë, ku familja do të hapë dyert e mortit për të pritur ngushëllimet.

Lini një koment