Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPas disa orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në Bulevard: “Shqipëria e shqiptarëve!”

Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në Bulevard: “Shqipëria e shqiptarëve!”

Pas disa orësh protestë para godinës së Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar protestën e 18-të radhazi kundër qeverisë.

Nën thirrjet “Shqipëria e shqiptarëve!”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama ik”, protestuesit kanë lënë përpara godinën e Kryeministrisë dhe kanë nisur të ecin përgjatë bulevardit, për të vijuar më pas marshimin në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

Protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre deri në plotësimin e kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kjo është protesta e 18-të qytetare që zhvillohet në Tiranë, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për vijimin e pjesëmarrjes në tubimet e përditshme.

Lini një koment