Pas fitores së “Listës së Studentëve” , Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale
Serbia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 27 dhjetor, pas fitores së lëvizjes protestuese “Lista e Studentëve” në zgjedhjet parlamentare të tetorit, tha të enjten, Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Aleksandar Çupiç .
“Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 27 dhjetor. Lista e Studentëve ka një kandidat”, tha Çupiç për rrjetin televiziv N1, pa përmendur emrin e kandidatit të partisë në pushtet.
Zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit hapi rrugën për formimin e një qeverie, një proces me një afat kushtetues deri në tre muaj.
Çupiç, i cili ka marrë përsipër detyrat e Presidentit në detyrë të Republikës, duhej të shpallte zgjedhjet presidenciale jo më vonë se 27 nëntori, pasi sipas ligjit, zgjedhjet duhet të mbahen brenda tre muajve nga dita kur ai largohet nga detyra Aleksandër Vuçiç dha dorëheqjen nga detyra e Presidentit të Republikës më 27 shtator. Për më tepër, periudha parazgjedhore nuk mund të jetë më e shkurtër se 30 ditë.