Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në Unazën e Tiranës

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në Unazën e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, aktivistët dhe qytetarët pjesëmarrës në ditën e 13-të të protestës kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Ndryshe nga mbrëmjet e mëparshme, protestuesit këtë herë kanë zgjedhur të marshojnë përgjatë Unazës së Tiranës, duke vijuar tubimin e tyre me thirrje kundër qeverisë.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 13-të, ka nisur si zakonisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas para godinës së Kryeministrisë, ku u mbahen fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve.

Lini një koment