Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPas grabitjes së argjendarisë në Kamëz, Gjykata e Tiranës shqyrton masën e sigurisë për Elez Hysën

Pas grabitjes së argjendarisë në Kamëz, Gjykata e Tiranës shqyrton masën e sigurisë për Elez Hysën

Po mbahet në Gjykatën Penale të Tiranës masa e sigurisë ndaj Elez Hysës, 22-vjeçari i dyshuar për grabitjen e një argjendarie në zonën e Kamzës.

Në seancën me dyer të mbyllura, prokurori kërkoi masën e “burgut me afat 60 ditor”, duke deklaruar se ka indicie që i riu është i përfshirë në ngjarje.

Avokatët e tij kërkuan që gjykata ta shpallë të paligjshëm ndalimin, ndërsa trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendim.

Ngjarja për të cilën ai dyshohet ka ndodhur më 16 maj në Kamëz, ku dy autorë të dyshuar, të maskuar me skafandra dhe duke lëvizur me një motor të kuq, kanë grabitur një argjendari, me qëllim shmangien e identifikimit nga kamerat e sigurisë.

Lini një koment