Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaPas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza: Presim që Apeli të vendosë drejt për katërshen e UÇK-së, sipas fakteve e provave

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza: Presim që Apeli të vendosë drejt për katërshen e UÇK-së, sipas fakteve e provave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale duhet ta trajtojë profesionalisht rastin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, Hamza tha se presin që Apeli të vendosë drejt, sipas fakteve, provave e drejtësisë, me gjyqtarë me integritet e profesionalë.

Hamza theksoi se presin që të mos ketë fare nevojë për rigjykim, duke e trajtuar rastin mbi bazën e fakteve e provave. Shkalla e parë e Gjykatës Speciale i kishte dënuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin me 81 vjet burgim më 16 shtator, një vendim të cilin PDK-ja e ka cilësuar si të padrejtë.

I pyetur për mundësinë e tërheqjes së ankesës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit pa nënkryetar nga PDK-ja, Hamza u përgjigj se bëhet fjalë për situata hipotetike dhe se ajo nuk tërhiqet pa pasur nevojë e arsye.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment