Pas Palestra, Inter humb edhe objektivin tjetër të madh të kësaj merkatoje
Inter po kalon një periudhë të vështirë në merkato, pasi dy nga objektivat kryesorë të zikaltërve janë drejt transferimit diku tjetër. I pari, Marco Palestra është drejt transferimit te Chelsea për një shhifër totale 55-60 milionë euro bashkë me bonuset. Oferta e fundit e Interit për të ishte 45 milionë euro.
I dyti është Oumar Solet, qendërmbrojtësi francez i Udinese, i cili po ashtu ndiqet prej kohësh nga Inter. Sipas Footmercato dhe La Gazzetta dello Sport, nëse Inter ka ofruar 20 milionë euro deri tani për francezin, është Atletico Madrid që ka treguar gatishmëri për të dhënë 25 milionë euro direkt, shifër e vendosur nga Udinese.
Në të dy rastet, Inter kishte arritur marrëveshjen paraprake me dy lojtarët në fjalë, por situata ka ndryshuar në momentet e fundit. Zikaltrit mesa duket duhet të shqyrtojnë alternativa të tjera për mbrojtjen.