E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, do të zhvillojnë këtë të enjte një konferencë të përbashkët për mediat.

Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim në Kryeministri, konferenca do të zhvillohet në orën 11:30.

Një ditë më parë Komisioni Europian vlerësoi përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, pavarësisht disa shqetësimeve për funksionimin e demokracisë dhe mungesën e kontrollit parlamentar ndaj qeverisë.

Komisioni vlerësoi me nota të mira punën e SPAK dhe organeve të drejtësisë, ndërsa kritikohen qartësisht përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi sistemin gjyqësor, përfshirë prokurorinë e Posaçme, si dhe sulmet personale ndaj magjistratëve.

Institucioneve të Drejtësisë u kërkohet me ngulm që të punojnë për plotësimin e vendeve vakante në sistem, të cilat kanë pasoja mbi vonesat në trajtimin e çështjeve për gjykim

Sipas raportit të progresit Paraburgimi vazhdon të mbetet masa kryesore shtrënguese që vendoset gjatë hetimeve dhe në pritje të gjykimit.

Institucionet përkatëse duhet të marrin masa për të garantuar përdorimin më të mirë të masave alternative ndaj paraburgimit. Sa u përket protestave në kryeqytet, KE u kërkon të gjitha palëve të angazhohen në dialog konstruktiv.

Lini një koment